Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin z. Berat Gashi dhe drejtoreshën e Kulturës, znj. Ilire Shema Kelmendi, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Obiliq dhe të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth iniciativës për ndërtimin e një memoriali të përbashkët, kushtuar të gjithë dëshmorëve të Komunës së Obiliqit, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit.
Ruajtja dhe nderimi i kujtesës historike për dëshmorët mbetet një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, për të përcjellë te brezat e ardhshëm vlerat e lirisë dhe të sakrificës.
Zyra për Informim, Obiliq.