Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit z.Përparim Rama, Kryetarin e Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi, Nënkryetarin e Fushë-Kosovës z.Besnik Osmani, Nënkryetarin e Graçanicës z.Leutrim Ajeti, knaë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në bashkërendimin e aktiviteteve komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Obiliqit dhe komunave nënshkruese të memorandumit.


