Nënkryetari i Komunës së Pernikut, Stefan Krastev, priti në takim një delegacion nga Komuna e Obiliqit, i udhëhequr nga Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Obiliqit z.Bashkim Gashi, Asistenti i Kryetarit z.Behar Gashi, së bashku me përfaqësuesen e Qendrës Rinore Zelushe Kelmendi.
Temë kryesore ishte Fondi për Tranzicion të Drejtë dhe shkëmbimi i përvojave mes dy komunave që kanë termocentrale për prodhimine energjisë. U diskutuan projektet për efiçiencë energjetike, përmirësimin e cilësisë së ajrit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e tyre.
Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe theksuan rëndësinë e partneritetit për një tranzicion të drejtë, të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.
Kjo vizitë u organizua nga Organizata EcoZ që përkrah komunitetin tonë në këtë proces.