Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, sot para orës 10:00 vizitoi shkollat në të cilat po mbahet testi i maturës, për të parë nga afër nëse çdo gjë është gati për këtë proces të rëndësishëm.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Obiliqit bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë bërë përgaditjet e nevojshme për këtë proces të rëndësishëm dhe se i njejti ka ecur sipas planifikimit.
Ky provim është organizuar në 2 qendra të testimit me gjithësej 300 nxënës që i janë nënshtruar testit.
Suksese të gjithë maturantëve!

