Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Berat Gashi, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Valon Svirca, dhe Drejtorin e Mjedisit, z. Rinor Kurteshi, kanë dalë në terren për të vlerësuar nga afër rastet e evidentuara në zona të ndryshme të komunës.
Pas vlerësimit në terren, janë ndërmarrë intervenime konkrete për eliminimin e problematikave në prona, me qëllim të përmirësimit të mjedisit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar që çdo shqetësim i qytetarëve të trajtohet me seriozitet, përgjegjësi dhe zgjidhje në kohë.