Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, sot, priti në takim, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilët janë në fazën e verifikimit të dhënave në Sistemin e Menaxhimit të Perforamncës Komunale.
Për këtë çështje, MAPL-ja ka themeluar komision për verifikimin e të dhënave të perforamncës në teren, komision ky i cili ka vizituar komunën e Obiliqit.
Qëllimi i vizitës është vërtetimi i treguesve të performancës komunale dhe përputhshmëria e tyre me dokumentet të cilat janë ngarkuar në SMPK.
Në takim u prezentua performanca komunale nga kordinatori i performancës komunale, ku së bashku me zyrtarët tjerë dhe në teren i prezentuan projektet dhe investimet.
Nënkryetari Mjekiqi, ka falënderuar përfaqësuesit e Ministris së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për vizitën, njëkohësisht ka falënderuar të gjithë zyrtarët komunal për angazhimin.