Nënkryetari i Komunës, z. Berat Gashi, realizoi një vizitë zyrtare në Ndërmarrjen Publike Lokale NPL “Kastrioti”, me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit të Drejtorëve.
Gjatë vizitës, Nënkryetari Gashi uroi ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, z. Flakron Mjekiqi, si dhe anëtarët e Bordit: znj. Marigona Mehmeti, znj. Marigona Mustafa, z. Milot Stulqaku, si dhe znj. Nita Hashani, kryesuese e Bordit, duke iu dëshiruar suksese në detyrat e tyre të reja.
Me këtë rast, Nënkryetari theksoi rëndësinë e funksionimit të mirë të ndërmarrjes dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional.