Sot në Komunën e Obiliqit, Nënkryetari Berat Gashi, së bashku me Drejtorin e Mjedisit Rinor Kurteshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Balkan Green Foundation, znj. Fiona Bakija dhe z. Ngadhnjim Halilaj.
Gjatë takimit u bisedua për zbatimin e projektit “Horizontet e Gjelbra – Mundësimi i Tranzicionit të Drejtë”, përmes të cilit do të zhvillohet Akademia për Ndërmarrësinë e Gjelbër dhe programi pasues i mentorimit. Diskutimi u përqendrua edhe në ndërmarrësinë e gjelbër, përfshirjen e të rinjve dhe grave, si dhe në nxitjen e ideve të qëndrueshme të biznesit në nivel lokal.
Ky projekt është pjesë e EUKI – Iniciativës Evropiane për Klimën dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation, me mbështetje të Ministrisë Federale Gjermane për Mjedisin, Veprimin Klimatik, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore (BMUKN).