Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga Stacioni Policor i Obiliqit, në këtë takim nga Drejtoria Rajonale e Policisë mori pjesë , Major z,Bekim Bislimi, dhe stafi udhëheqës i DRP-Prishtinë, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Bashkësisë Islame, përfaqësues të KEK-ut dhe përfaqësues të OJQ-ve, gjatë këtij takimi është bërë prezantimi i raportit dhe analizës së punës së Stacionit Policor të Obiliqit për vitin 2023.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Statcionit Policor të Obiliqit, në ruajtjen dhe ngritjen e sigurisë në gjithë territorin e Komunës së Obiliqit, duke theksuar se:”bashkëpunimi ynë ka qenë dhe mbetet i vazhdueshëm me fokus kyç në lehtësimin e punës së SP-së.”
Gjatë këtij takimi, u ndanë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policor, njëkohësisht, edhe për Komunën e Obiliqit për bashkëpunimin me Stacionin Policor në Obiliq.

