Në rrugën “Idriz Sallova”, segmenti 1, janë realizuar punime të rëndësishme infrastrukturore, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për banorët e kësaj zone.
Në kuadër të këtyre punimeve është bërë riparimi i rrugës, kyçje të reja të kanalizimit, si dhe vendosja e gypave të kogjenerimit, përkatësisht gypave të ngrohjes.
Po ashtu, është përmirësuar gjendja e kubëzave ekzistuese.
Gjithashtu, në rrugën “Idriz Sallova” është rregulluar trotuari, duke rritur sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, në veçanti për këmbësorët.Në terren, për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve, ishte Drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku, së bashku me inxhinierët e tij.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës për qytetarët.