Me rastin e Ditës së Tokës, sot Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me Drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, dhe stafin përkatës, si dhe në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë realizuar pastrimin dhe largimin e një tjetër deponie ilegale të mbeturinave, e 18-ta me radhë brenda pak muajve pune.
Kjo deponi, e krijuar ndër vite në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Muzakaj, ka paraqitur ndotje serioze dhe pamje të papranueshme për mjedisin.
Me këtë rast, Kryetari theksoi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përkushtimin institucional për një Obiliq më të gjelbër dhe më të pastër.