Në 34 vjetorin e rënies heroike të Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët e Heroit,Nënkryetarin, Kryesuesen e Kuvendit e asambleistë, Komandantin e SP-së, ekzekutivin dhe bashkëqytetarë, bënë homazhe pranë shtatores së Heroit, Fahri Fazliu në Obiliq, për të vazhduar tek varri dhe vendi i rënies, duke nderuar veprimtarinë e shenjtë për liri e shtetndërtim.
Kryetari Gashi, ka vlerësuar lartë kontributin e heronjëve të Kombit, duke u shprehur se: “Fahriu dhe Afrimi, dy kolosë të lëvizjes patriotike, mbetën përherë uragan të bashkimit të Kombit, duke dhënë mesazh të qartë se Kosova kurrë nuk pajtohet me robërinë, prandaj liria dhe çlirimi i atdheut tonë të shtrenjtë u bë realitet me sakrificën e qindra dëshmorëve që për frymëzim kishin Fahriun, Afrimin e shumë dëshmorë të tjerë”.
Heronjtë nuk kanë plakje e as vdekje, ata kanë vetëm pavdekësi!
Lavdi Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!





