Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në bashkëpunim me komunën e Obiliqit ka mbajtur takim me familjarët, ku kanë informuarë familjarët e personave të zhdukur, për punën e deritanishme bashkë me sfidat që po e përcjellin procesin e zbardhjes së fatit e më të dashurve të tyre zhdukur gjatë luftës.
Në këtë takim mori pjesë, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Çerkini, Valdon Bytyqi nga Ministria e Drejtësisë, Vehbi Selmani nga UNDP, familjarë të personave të zhdukur, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtar komunal.
Z.Çerkini nga QBPZH, ka theksuar se ai do të vazhdoj përpjekjet maksimale për zbardhjen e fatit të pagjeturve njëzëri bashkë me familjarët, çështja e zbardhjes së fatit të zhdukurve gjatë luftës është ende një plagë e cila pas 25 viteve nuk është mbyllur.
Gjatë këtij takimi, familjarët patën rastin të adresojnë pyetjet dhe kërkesat për përfaqësuesin nga Ministria e Drejtësisë dhe akterët e tjerë për çështje të cilat i shqetësojnë ata!

