Në komunën e Obiliqit është mbajtur punëtoria ‘Property4Empoëerment, Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, organizuar nga Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID-it Qeverisja e Pronës.
Në këtë puntori mori pjesë Nënkryetari i Komunës së Obiliiqt, Ibush Mjekiqi, Jennifer N. Ober, Drejtoreshë, Aktiviteti i USAID-it Qeverisja e Pronës, Maria Berishaj-Sylejmani, Këshilltare për barazi gjinore dhe përfshirje sociale, Aktiviteti i USAID-it Qeverisja e Pronës, Koordinatori i Aktivitetit Qeverisja e Pronës nga komuna e Obiliqit,Burim Gërguri, dhe Drejtoresha e DEFZH-së, Zarife Behluli.
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, në fjalën e tij, theksoi se: “Kjo punëtori ka për qëllim që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre në aktivitete ekonomike. Në këtë punëtori do të ofrohen këshilla dhe ndihmë teknike në hapat e para të biznesit duke ofruar informata lidhur me fillimin dhe rritjen e Biznesit dhe ndihmuar në hartimin e planeve të biznesit. Gjatë trajnimit, gjithashtu, do të diskutohet rëndësia e posedimit dhe regjistrimit të pronës në zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale”.
Kjo punëtori kishte për qëllim që në bashkëpunimim me sektorin privet të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre në aktivitete ekonomike.
Punëtoria ka ofruar këshilla dhe ndihmë teknike në hapat e para të biznesit duke ofruar informata lidhur me fillimin dhe rritjen e Biznesit dhe ndihmuar në hartimin e planve të biznesit. Gjatë trajnimit, gjithashtu, u diskutua rëndësia e posedimit dhe regjistrimit të pronës në zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale.



