Në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur diskutimi publik me qytetarë për të diskutuar për Draft-Matricën “Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026″ i organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore.
Në këtë diskutim morën pjesë, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, drejtor komunal, zyrtar komunal, përfaësues të KFOR-it, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë.
Zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Ganimete Aliu,
në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe të gjith ata që kanë kontribuar në hartimin e Draft-Matricës, dhe ka vlerësuar se barazia gjinore është vlerë themelore për zhvillimin demokratik të një vendi!
Të pranishmit kanë dhënë komentet e tyre lidhur me “Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026″
Ky dokument është ende Draft deri në miratim në mbledhjen e Kuvendit Komunal, prandaj të gjithë të interesuarit mund të japin propozime, komente dhe sugjerime, në formën elektronike përmes këtyre emailave:
Komuna.obiliq@rks-gov.net
Festina.Preniqi@rks-gov.net

