Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit, është mbajtur debati publik “Prezantimi i punës rreth hartimit të Hartave Zonale”, nën prezencën e përfaqësuesëve institucional, bizneseve e qytetarëve, ku nën udhëheqjen e drejtorit të DPUKP-së, Arben Berisha, u dha një raport mbi punën e bërë në hartimin e Hartave Zonave.
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e hartimit të Hartave Zonale dhe njëkohësisht falënderoi drejtorinë e DPUKP-së dhe gjithë zyrtarët e të tjera drejtorive për punën dhe angazhimin gjatë hartimit të Hartave Zonale.
Gjatë këtij takimi, u prezantua përmbajtja e Hartve Zonale, ku të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi të japin kontributin e tyre.

