Sot, në Sallën e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, u mbajt Seanca Solemne e Kuvendit Komunal me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Obiliqit, me pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar nga Bullgaria, përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mysafirëve institucionalë dhe qytetarëve.
Aktiviteti filloi me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe martirëve që sakrifikuan për lirinë e vendit. Në fjalën e tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sami Ahmeti, vlerësoi sakrificën e të rënëve dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave të lirisë, ndërsa Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kujtoi rrugëtimin dhe kontributin e brezave që sollën lirinë dhe ndërtimin e shtetit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!