Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti sot në takim Kolonel Jonathan Lloyd, Komandant i Komandës Rajonale – Lindje të KFOR-it, si dhe Nënkolonel Viktor Potočnik, komandant për operacione jo-kinetike.
Gjatë takimit, Kryetari Thaçi e njoftoi Kolonel Lloyd me sfidat aktuale të Komunës së Obiliqit, prioritetet zhvillimore si dhe projektet që planifikohen të realizohen në shërbim të qytetarëve gjatë mandatit të tij katërvjeçar.
Nga ana e tij, Kolonel Jonathan Lloyd e uroi Kryetarin Thaçi për mandatin e ri si udhëheqës i Komunës së Obiliqit, duke theksuar se KFOR-i mbetet gjithmonë i gatshëm të mbështesë Komunën aty ku paraqitet nevoja.
Po ashtu, Kolonel Lloyd e informoi Kryetarin Thaçi se ndodhet në përfundim të mandatit të tij si Komandant i Komandës Rajonale – Lindje në Kosovë, duke e falënderuar për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.