Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja ndërmjet palëve si dhe diskutimi mbi çështje të rëndësishme që lidhen me fushën e edukimit dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në këtë takim morën pjesë gjithashtu edhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Sevdije Berisha, si dhe Shefi i Kabinetit, z. Bashkim Gashi.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të sistemit arsimor dhe shkëmbimit të përvojave, me synim përmirësimin e cilësisë në arsim.