Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, z. Bejtullah Mjekiqi, vizituan fermerët Shefqet dhe Burim Isufi, tek të cilët ka filluar fushata e korrje-shirjeve për vitin 2025.
Familja Isufi ka të mbjella rreth 200 hektarë me grurë, ndërsa rendimenti këtë vit po vlerësohet i lartë nga vetë kultivuesit, duke arritur mesatarisht nga 6,000 deri në 8,000 kg për hektar.
Me këtë rast, Kryetari Gashi i përgëzoi të gjithë bujqit për punën dhe përkushtimin e tyre, duke i siguruar se Komuna do të jetë gjithmonë pranë tyre për t’i mbështetur dhe për të krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.