Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, znj. Fitore Hashani, kanë takuar drejtorët e shkollave për t’i uruar dhe falënderuar për punën dhe përmbylljen me sukses të vitit shkollor 2024/2025. Gjatë këtij takimi u zotuan për mbështetje të vazhdueshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më të avancuara në fushën e arsimit, që nga përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi i politikave arsimore, e deri te organizimi i trajnimeve të nevojshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në komunën tonë.
Me këtë rast, në shenjë mirënjohjeje, në emër të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, kryetari Gashi dhe drejtoresha Hashani kanë pranuar mirënjohje.
Kryetari Gashi dhe drejtoresha e DKA-së kanë falënderuar për mirënjohjen dhe i falënderuan për punën dhe bashkëpunimin e tyre të palodhshëm!