Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është sigurimi i lokacionit për projektin të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hade e Re), si dhe, obligimet që dalin për Komunën e Prishtinës nga marrëveshja për realizimin e këtij projekti.
Lista e projekteve që do të realizohen nga Komuna e Prishtinës në territorin e Komunës së Prishtinës dhe Obiliqit:
-Vazhdimi i kolektorit nga fshati Shkabaj-KK Prishtinë, i cili shkarkohet në fshatin Dardhishtë-Obiliq,
-Zgjerimi rrugës tek Zona Industriale në Llazarevë – Obiliq,
-Rruga te potoku në Mazgit prej Gazemistanit deri te kyçja në M2,
-Ndërtimi i kanalizimit i cili vjen nga fshati Bardhosh-Trudë nga Komuna e Prishtinës dhe shkarkohet në fshatin Bakshi dhe Raskovë në Komunën e Obiliqit,
-Finalizimi i projektit i quajtur Unaza që kalon në territorin e komunës së Obiliqit, si dhe të bëhet caktimi i lokacionit te varrezave për lagjen Hade e re në Shkabaj,
-Trajtimi dhe gjelbërimi i hyrjes në Obiliq në fshatin Shkabaj (nga ura e magjistrales Prishtinë – Mitrovicë deri tek rrethi),
-Ri-aktivizimi i linjës së Trafikut Urban në relacionin Prishtinë-Obiliq, përkatësisht ndarja e flotës prej 6 autobusë për të njëjtën linjë,
-Komuna e Prishtinës përmes N.P”Termokosit” do të angazhohet për të mundësuar kyçjen e Komunës së Obiliqit në sistemin e ngrohjes përmes koogjenerimit, duke bërë një ndarje të veçantë të sistemit të nxehtësisë, gjithashtu Komuna e Prishtinës zotohet në sigurimin e sjelljes së gypave nga stacioni për nxjerrjen e nxehtësisë (pika e kyçjes) deri te stacioni për pranimin e nxehtësisë.
Kryetari Gashi është shprehur se: “Realizimi i këtyre projekteve strategjike ka rëndesi të veçantë për qytetarët e Obiliqit dhe për Komunën e Prishtinës!”, kryetari Gashi, falënderoi grupet punuese nga dy komunat për angazhimin në hartimin e kësaj marrëveshjeje!

