Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për planin dinamik dhe investimet në Kampin e Stadiumit “Agron Rama” në Obiliq, si dhe për ecurinë e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi kryetarin Thaçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se punimet do të vazhdojnë sipas planit dinamik të përcaktuar.
Në anën tjetër, kryetari Halil Thaçi e falënderoi kryetarin Ademi për vizitën dhe për angazhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai theksoi se Stadiumi i Qytetit në Obiliq do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, duke krijuar kushte moderne për sportistët dhe tifozët.
Në fund të takimit, kryetari Thaçi i ndau kryetarit Agim Ademi një dhuratë simbolike në shenjë mirënjohjeje nga Komuna e Obiliqit.
Bashkë për zhvillimin e sportit dhe krijimin e infrastrukturës moderne sportive në Obiliq.
Zyra për Informim, Obiliq.