Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, me stafin e tij, u prit sot në takim nga menaxheri i KRM “Pastrimi”, Labinot Mirena. Gjatë këtij takimi, menaxheri Mirena e njoftoi Kryetarin Thaçi për gjendjen aktuale të kompanisë, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet në kryerjen e shërbimeve të saj.
Kryetari Thaçi e falënderoi menaxherin Mirena për pritjen dhe për angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Obiliqit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe u zotua se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë ta mbështesë KRM “Pastrimi” me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për qytetarët.