Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal, mirëpriti në një vizitë zyrtare delegacionin nga Osmangazi, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Erkan Aydın.
Pjesë e delegacionit ishin edhe nënkryetari i komunës, Sefa Yılmaz, si dhe asambleistët Halil Aktaş dhe Osman Çimen.
Gjatë vizitës u zhvillua një takim i përbashkët ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
Në kuadër të programit të vizitës, Ansambli i Komunës së Osmangazit realizoi një performancë artistike në sheshin e qytetit të Obiliqit, duke sjellë valle tradicionale dhe atmosferë festive për qytetarët e pranishëm.
Komuna e Obiliqit vlerëson lart këtë vizitë dhe shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy komunave.