Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti në një takim zyrtar Drejtorin e OSBE-së, Igli Totozani.
Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe OSBE-së, me fokus në zhvillimin lokal dhe fuqizimin institucional.
Të dy shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku në projekte që janë në interes të qytetarëve.