Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit komunal, priti në një takim zyrtar delegacionin nga Komuna e Pernikut, Bullgari, të përbërë nga nënkryetari Stefan Krastev, drejtori i Kompleksit Komunal “Pallati i Kulturës” Kristian Petrov, drejtoresha e Qendrës Ndërkombëtare Rinore Radost Radanova dhe menaxherja e projekteve Vesela Mareva.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e industrisë, kulturës, rinisë, arsimit dhe projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy komunave.