Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, z. Rinor Kurteshi, inspektuan nga afër punimet për pastrimin e një deponie ilegale në territorin e komunës.
Gjatë inspektimit u vlerësua progresi i punimeve dhe u theksua rëndësia e ndërhyrjeve të tilla për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve jetësore për qytetarët.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës falënderoi KEK-un për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij aksioni, duke theksuar se bashkëpunimi institucional është kyç për adresimin e sfidave mjedisore dhe ruajtjen e mjedisit.