Në prag të festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar gjithë besimtarë e fesë islame, duke ju uruar sa më shumë gëzime, dashuri, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja!
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Në prag të festës së Kurban Bajramit, festë kjo e solidaritetit, humanitetit, tolerancës dhe bashkimit, uroj të ju sjellë sa më shumë gëzime, dashuri, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja!
Qoftë e begatë çdo sofër, qoftë e mbushur me lumturi çdo familje, po ashtu uroj që Zoti i madhërishëm të pranoj haxhin të gjithë haxhilerëve!
Me fat festa e Kurban Bajramit!
Xhafer Gashi”