Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DMM-së dhe Drejtorin e DSHPE-së, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it, me të cilët bashkëbiseduan për tema të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre, njëkohësisht diskutuan edhe për gjendjen e deponisë në Mirash.
Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për vizitën si dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm.