Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, kanë pritur sot në një vizitë në Bibliotekën e Qytetit, maturantët e Gjimnazit “17 Shkurti” së bashku me Drejtoreshën e Gjimnazit, znj.Besa Gashi Dvorani me stafin e mësimdhënësve, aty ku u njoftuan nga afër me infrastrukturën e Bibliotekës dhe kushtet që ofron, titujt e librave të zhanreve të ndryshme me periudhat e letërsisë që nga ajo antike e deri tek autorët e letërsisë moderne.
Kryetari Gashi, është shprehur se:”Është fat i madh që në Obiliq, kemi arritur të krijojmë kushte të pershatshme arsimore, kulturore,sportive e rinore, si dhe përkushtimi ynë në fuqizimin e të rinjve të Obiliqit është i pandalshëm!”
Kryetari Gashi, i falënderoj për vizitën si dhe ju uroi suksese pafund Gjimnazit “17 Shkurti”!

