Kryetari i Komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj.Albina Shabani Rama, z.Adnan Kunushevci, udhëheqës i divizionit civil dhe z.Refik Jahjaga përfaqësues i USAID-it.
Në këtë takim, diskutuan në theks të veçantë për kontratën kolektive të mësimdhënësve dhe profesionistët shëndetësor, për krijimin e mundësisë që pagesat të kryhen përmes komunës, sepse në këtë formë ruhet buxheti komunal dhe realizohen të drejtat e tyre.
Kryetari Gashi, shprehi gatishmërinë e tijë që të bashkëpunojnë në gjetjen e formës së përshtatshme, në të njëjtën kohë theksoi se:”këtë çështje do ta adresoj edhe në Asosacionin e Komunave të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të hapet linja për kryerjen e pagesave sipas ligjeve në fuqi.”