Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkpuntorët, gjatë ditës ka pritur në një takim Kryeshefin ekzekutiv të kompanisë gjermane CVT Capellman, z. Hans Capellman me bashkëpuntorë, të cilët e njoftuan për mundësinë e investimeve në territorin e komunës sonë.
Kryetari Gashi, me këtë rast, falënderoi përfaqësuesit e kompanisë gjermane për interesim në zhvillimin e investime në komunën tonë, duke theksuar se: “jemi të hapur për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të qytetit të Obiliqit.”