Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e DPUKP-së, Arben Berisha, kanë pritur në takim Kryeshefin ekzekutiv të Infrakosi-t, z.Naser Krasniqi, të cilin e njoftoi për planifikimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, me theks të veçantë projektin e koogjenerimit, projektin e hekurudhës dhe zhvillimin e bizneseve në Zonën Industriale.
Në këtë takim, diskutuan për mundësin e rivitalizimit të pjesëve të hekurudhës në Obiliq, për krijimin e hapësirave të gjelbërta si dhe ndërtimin e një parku në zonën afër hekurudhës.
Kryetari Gash, falënderoi Kryeshefin Krasniqi, për vizitën dhe për koordinim në bashkëpunim e vazhdueshëm!