Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Bejtullah Mjekiqi, kanë pritur sot bletarët e Komunës së Obiliqit, me të cilët diskutuan për sfidat që ballafaqohen në kryerjen e veprimtarisë se tyre në bletari.
Kryetari Gashi, theksoi se: “Komuna e Obiliqit në vazhdimësi ka ofruar përkrahje në zhvillimin e bletarisë, si sektor i rëndësishem për zhvillim ekonomik dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë përmes projekteve e programeve të shumta duke ndikuar kështu në fuqizimin e bletarisë dhe gjithë bletarëve që me përkushtim ushtrojnë këtë veprimtari.”