Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një takim bashkëatdhetarin nga Kanada, z.Zijadin Dedinca, i cili ka dhuruar donacion paisje teknologjike (laptop, kompjuter) për shkollat në Komunën e Obiliqit.
Kryetari Gashi, falënderoi dhe shprehi mirënjohje për donacionin e dhënë, z.Dedinca, si dhe theksoj se: “diaspora shqiptare ka kontribut të pazavendesushëm për shtetin e Kosovës dhe qytetin tonë!”

