Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin dhe Drejtoreshën e DKRS-së, përcollën nga afër finalen e Turnirit në Futsall i mbajtur në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej 1 javësh janë realizuar ndeshje nën pjesëmarrjen e tridhjetë (30) ekipeve garuese.
Finalja e madhe ju takoj ekipeve Cani Travel dhe Viva Plus dhe fitues i këtij turneu u zgjodh ekipi nga Cani Travel.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, ka uruar shumë suksese ekipeve garuese dhe njëkohësisht ka përgëzuar për organizimin e bërë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe klubin e futsallit në Obiliq “FC Obiliqi”, si dhe është shprehur se: “Është fat i mirë që me krijimin e kushteve janë krijuar mundesi për zhvillimin e aktivitete të shumta sportive si dhe përkushtimi po vazhdon në rritjen e aktiviteteve kulturore, sportive e rinore”.
Urime dhe suksese ekipit fitues!

