Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me delegacionin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Agron Bajrami.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për një qasjen më të drejtpërdrejtë në fondet dhe programet e BE-së, si dhe për rolin e pushtetit lokal në proceset integruese të vendit.
Një nga pikat qendrore të diskutimit ishte rëndësia e themelimit të Grupit për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve, si një platformë e re për përfaqësimin e interesave të komunave në nivel evropian.
Ky takim përforcon rolin e pushtetit lokal në diplomacinë evropiane dhe dëshmon përkushtimin e Kryetarit Gashi për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Komunës së Obiliqit.