Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, z. Ibush Mjekiqi, dhe drejtoreshën e DKA-së, znj. Fitore Hashani, morën pjesë sonte në mbrëmjen e maturës së nxënësve të Gjimnazit “17 Shkurti” dhe SHMLP “Ismail Dumoshi”.
Me këtë rast, Kryetari Gashi uroi maturantët për përfundimin e suksesshëm të kësaj etape të rëndësishme në jetën e tyre dhe u dëshiroi mbarësi në rrugëtimin e tyre të mëtejmë.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, theksoi se: “Të rinjtë janë arsyeja jonë për të punuar me përkushtim. Ata janë forca që ndriçon të tashmen dhe ndërton të ardhmen e vendit tonë.”
Urime të përzemërta të gjithë maturantëve, ju priftë e mbara në çdo hap të së ardhmes!