Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DKA-së, me ftesë nga Gjimnazi “17 Shkurti”, ishim prezent në aktivitetin e realizuar në kuadër të ditës së shkollës të Gjimnazit, i cili me krenari bartë emrin e datës tonë historike për të cilen u flijuan breza të tërë.
Kryetari Gashi,në fjalën e tij, uroi suksese dhe mbarësi gjithë nxënësëve dhe mësimdhënësve, duke theksuar se: “krenohemi me të arriturat dhe rezultatet si shkollë!”
Kryetari Gashi, falënderoi për dhuratën dhe kujdesin nxënësit dhe drejtoreshën e Gjimnazit!



