Pas procesit zgjedhor të Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Obiliq, detyra e udhëheqjes së Këshillit të Bashkësisë Islame iu është besuar Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi, me këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka uruar për detyrën dhe përgjegjësinë, duke i dëshiruar punë të mbarë.
Kryetari Gashi, duke vlerësuar lart gatishmërinë për bashkëpunim të Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, në shenjë mirënjohje i dhuroi “Kokën Antropomorfe të Ritualit të Besimit Ilir, Periudha Antike (Enolitik)”, e zbuluar në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, në vitin 2012.

