Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin dhe drejtorët komunalë, zhvilluan një takim me kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të komunës sonë.
Gjatë takimit, biseduan për problemet dhe nevojat e banorëve që ata përfaqësojnë. Pranuam sugjerimet dhe rekomandimet e tyre dhe u zotuam që së bashku do t’i realizojmë këto kërkesa.
Kryetari Gashi, në fund, falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe angazhimin, duke iu uruar shëndet dhe suksese në punën për komunitetin.