Duke i parë zhvillimet në Kompaninë Regjionale të Pastrimit dhe në Komunën e Prishtinës, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, sot ka ftuar në takim Menaxherin e njësisë së KRM “Pastrimi” në Obiliq, z. Labinot Mirena, për të diskutuar mbi ecurinë e punëve në komunën tonë.
Menaxheri i njësisë së KRM “Pastrimi” në Obiliq, z. Labinot Mirena, njoftoi kryetarin Gashi për vështirësitë me të cilat po përballen, të cilat tashmë janë bërë edhe publike, por, përkundër tyre, po bëjnë përpjekje që shërbimet ndaj qytetarëve të realizohen sa më mirë.
Kryetari Gashi theksoi se: “Presim që sa më parë të zgjidhet problemi ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe menaxhmentit të ‘Pastrimit’, në mënyrë që këto zhvillime të mos reflektojnë negativisht edhe në komunat e tjera të regjionit.”