Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin e Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, kanë pritur sot në një takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Obiliq, Toger Baron Murati, të cilit fillimisht i uruan shumë suksese dhe mbarësi në detyrën e re.
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, mbrojtjes së rendit dhe ruajtjes së qetësisë publike në të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit.
Kryetari Gashi, Komandantit Murati i uroi shëndet dhe suksese të mëtejme në misionin e tij, ndërsa u dakorduan për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.