Në kuadër të shënimit të aktiviteteve për Ditën e Tokës, Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në bashkëpunim me EULEX-in dhe organizatën “Keep it Green” kanë mbjellur 150 drunjë në SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”.
Kryetari Gashi, theksoi se:”Përmes këtij aktiviteti përcjellëm mesazh të qartë se çdo ditë e vitit duhet të jetë Ditë e Tokës, duke u kujdesur për të mbajtur atë të pastër dhe të gjelbërt”
Kryetari Gashi, falënderoi për bashkëpunimin misionin e EULEX-it dhe “Keep it Green”!

