Komuna e Obiliqit, ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkimbëtare të Gruas, me rastin e festës së 8 Marsit, në Kuvendi Komunal, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me drejtoreshën e DAP-it, Linda Bekteshi, uruan festën e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me urimet më të përzemërta, drejtoresha e DAP-it në fjalën e saj ka theksuar se: “Gratë bëjnë pjesë në të gjitha vendet ku mirren vendimet. Prandaj, unë ngre zërin tim – jo që të mund të bërtas, por që ata që nuk kanë zë të dëgjohen. Sot, mbi të gjitha, le të zotohemi se do të përforcojmë zërat e grave kudo, do t’i dëgjojmë dhe do t’i mbrojmë pakusht”, duke dhuruar nga një trëndafil
për të gjitha gratë, zyrtare të administrates komunale, drejtoret të institucioneve edukativo-arsimore, duke vlerësuar kontributin e çmueshëm dhe të pazavëndësueshem të tyre në familje, në punë dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi! Për të vazhduar në Stacionin Policor, në institucionet Arsimore dhe në QKMF, ku Nënkryetari dhe drejtoret e ekzekutivit kanë uruar këtë festë.
“Gruaja është themeli i familjes dhe shoqërisë, ne duhet të përkushtohemi për të siguruar të drejta të barabarta në avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në institucione”.
Gëzuar festa e 8 Marsit për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat e reja.

