Komuna e Obiliqit realizoi sot një vizitë zyrtare në Fondacionin “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”.
Delegacioni i Komunës së Obiliqit, i kryesuar nga Shefi i Kabinetit, z. Bashkim Gashi, i shoqëruar nga znj. Egzona Shala-Mexhuani, Zyrtare për Projekte, dhe z. Behar Gashi, asistent i Kryetarit, u mirëprit nga Drejtoresha e Fondacionit, znj. Mire Salihu, së bashku me koordinatorin dhe stafin e saj.
Gjatë takimit u diskutuan hapat e mëtejmë për realizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi. Theksi i veçantë u vendos në projektet që synojnë fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe në avancimin e mundësive për përfshirje dhe zhvillim të tyre në komunitet.