Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj.Blerona Shabanaj Mehmeti së bashku me Drejtori e QKMF-së në Obiliq, z.Haki Jashari, ishin prezent në pranimin e një automjeti të tipit “Peugeot” që do të shfrytëzohet për nevoja dhe aktivitete të shërbimeve shëndetësore si për vaksinim, për vizita në shtëpi, nëna dhe fëmijë, paliacioni dhe shërbime tjera sipas nevojës. 


Drejtoresha e Shendetesise dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

