Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me Drejtorin e SH.E.K “Qëndresa Kosovare”, z.Islam Cakaj, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi– Renovimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq”.
Përmes këtij Memorandumi, Shoqata “Qëndresa Kosovare” do bashkëfinancoj në vlerë 390 mijë euro, ndërsa Komuna me 110 mijë euro, vlera totale e projektit kap shifrën prej 500 mijë euro.
Kryetari Gashi, falënderoj, z.Cakaj për bashkëpunimin në realizimin e projektit kaq të rëndësishëm, mirënjohës dhe falënderues donatorëve nga shteti i Katarit, familjes Al-Khaja.
“Përkushtimi ynë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore është prioritet dhe se angazhimin ynë është pandalshëm” është shprehu kryetari Gashi.

