Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, së bashku me Shefin e Arsimit, z. Rexhep Zeka, vizituan sot Qendrën e Trajnimeve në KEC, ku u njohën nga afër me hapësirat dhe mundësitë që kjo qendër ofron për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Ky takim konkretizoi diskutimin për bashkëpunimin mes DKA-së në Komunën e Obiliqit dhe KEC-it në ofrimin e programeve të ndryshme të trajnimit për mësimdhënësit e komunës sonë.
Me këtë rast, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për organizimin e përbashkët të aktiviteteve të zhvillimit profesional për mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor të Obiliqit.